Transmetuar më 20-07-2019, 10:37

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të posaçme për mediat këtë të shtunë, komentoi dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha se nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori dhe se Serbia do të reagojë me maturi dhe qetësi.

“I shohim të gjitha faktet dhe pasojat që vijnë pas këtij akti, veçanërisht për sa i përket shqiptarëve dhe komunitetit ndëretnik ndaj popullit serb dhe Serbisë. Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe”, u shpreh Vuçiç.

Dorëheqjen e Haradinaj e cilëson me prapavijë politike për të rritur popullaritetin dhe se tani po “bëhet hero”.

Haradinaj dha dorëheqjen, pasi Gjykata Speciale e ka thirrur për ta marrë në pyetje, si të dyshuar për krime lufte. /a.y/noa.al