Transmetuar më 19-07-2019, 23:51

Në finalen e madhe zhvilluar në Kajro, Algjeria mposhti Senegalin, skuadrën e përbërë nga lojtarë të rinj dhe të talentuar.

Bounedjah ishte autor i golit të vetëm të finales, i cili u realizua në minutat e para të takimit.

Senegali kërkoi barazimin gjatë gjithë lojës, pa mundur dot të shënonte.

Kampione e kontinenti të zi, pas finales së mbrëmjes së sotme shpallet Algjeria. /a.m/noa.al/