Transmetuar më 19-07-2019, 17:54

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lulzim Basha e vlerëson këtë qëndrim të mbajtur nga kreu i qeverisë së Kosovës, duke e konsideruar dorëheqjen e tij si akt i një njeriu që ve atdheun mbi gjithçka.

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija”, shkruan Basha në Tuiter.

Duke vlerësuar figurën e Haradinajt, Basha nënvizon se askush nuk e përdhos kontributin e tij në luftën për liri.

“Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë”, mbyll reagimin e tij z. Basha. /k.k/noa.al/