Transmetuar më 19-07-2019, 16:30

Jep dorëheqjen nga posti i Kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ka qenë vetë Haradinaj ai që ka konfirmuar lajmin pas mbledhjes së Qeverisë, teksa sqaroi edhe arsyet.

Ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkak se Gjykata Speciale e ka thirrur për ta marrë në pyetje.

“Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale. Kam velerësuar se atje nuk mund të paraqitem si Kryeministër, por si një qytetar i Kosovës, do të paraqitem javën e ardhshme.

Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve, ky është realiteti unë nuk e kam zgjedh këtë realitet”, tha Haradinaj përpara gazetarëve. /k.k/noa.al/