Transmetuar më 19-07-2019, 13:14

Pushimet e David Briffaut, 23 vjeç nga Essex, në Angli u kthyen në një tragjedi të vërtetë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në parkun ujor të Aqualandia në Benindorm, në Spanjë.

Turisti u rrëzua në rrëshqitëse dhe theu qafën dhe tre vertebra, ndërkohë që rrezikon të mbetet i paralizuar përjetë.

“Është një makth! David është një djalë i mrekullueshëm i cili po shijonte një ditë me të fejuarën e tij për të festuar diplomimin e saj. Po lutemi për një mrekulli”, tha nëna e tij.

Familja ka krijuar edhe një faqe në crowdfounding për të mbledhur fonde për të mbuluar shpenzimet mjekësore, pasi duhen mbi 75 mijë sterlina për të ndihmuar të rejën.

David punonte si kujdestar i një fushe golfi në Essex, jo shumë larg Londrës dhe është babai i një vajze, shkruan noa.al.

Incidenti i rëndë ndodhi teksa David dhe e dashura po rrëshqisnin me barkun përmbys, ndërkohë që përplasja me ujin rezultoi fatale. /a.y/noa.al