Transmetuar më 19-07-2019, 12:43

Këngëtari Blero Muharremi dhe e fejuara e tij modele, Afrona Dika shumë shpejt do të martohen.

Çifti do të lidhin kurorë në 21 shtator në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, në një ceremoni me mbi 500 të ftuar.

Por ditën e sotme, më 19 korrik Blero feston ditëlindjen, e fundit kjo si beqar.

Duke publikuar një fotografi të tyre, Afrona i ka bërë një urim me fjalët më të bukura:

“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë. Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja ime, dashuria ime. Të dua. Ditëlindja jonë e fundit si të pamartuar hihi”. /a.y/noa.al