Transmetuar më 19-07-2019, 11:59

Michelle Obama është më e admiruara, sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga YouGov.com, që intervistoi 42 000 persona në 41 vende të ndryshme të botës.

Bashkëshortja e ish-presidentit Barack Obama ka kaluar edhe mikeshën  e saj, Oprah Winfrey, e cila përfundoi e dyta.

Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Angelina Jolie, u rendit në vendin e tretë ndërsa mbretëresha Elizabeth II ishte e katërta në listë.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, u rendit e teta në klasifikim, ndërsa diva e popit Madonna u klasifikua e 11-ta. Zonja e Parë aktualisht në SHBA, Melania Trump u rendit e 19-ta nga 20 të tilla.

Në listën e burrave më të admiruar, renditet miliarderi Bill Gates, i dyti ish-presidenti Barack Obama, ndërsa aktori ndërkombëtar Jackie Chan  në vendin e tretë. /a.m/noa.al/