Transmetuar më 19-07-2019, 11:41

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot tolerancë zero në luftë kundër informalitetin. Pas ndryshimeve të drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve,  Rama thekson se për të gjithë ata që nuk lëshojnë kupon tatimor, do të ketë pasoja ligjore me mbylljen e aktivitetit.

“Stop informalitetit. Mos lëshimi i kuponit klientit, sjell pasojën ligjore të mbylljes së aktivitetit për një muaj! Zero tolerancë në luftën me informalitetin, që cenon konkurrencën, konsumatorin dhe shtetin”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama, si ilustrim solli rastin e një biznesi të mbyllur.

Ky biznes u mbyll sepse shkeli ligjim, duke mos lëshuar kupon tatimor./a.m/noa.al/