Transmetuar më 19-07-2019, 10:59

Moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj është e njohur për lirshmërinë e saj.

E ndërsa një pjesë e mirë e njerëzve kanë komplekse lidhur me origjinë, Rudina nuk e ka aspak problem.

Kështu ajo ka publikuar një video, ku si një profesioniste e vërtetë, ndoshta kujtim nga vegjëlia, ajo mjel një dhi.

Gjithçka teksa ka shkuar në vendlindjen e saj, ku është tunduar që të provojë të mjelë dhinë, duke e marrë vetë qumështin,.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se të mjelësh një dhi. Rudina Dembacaj malësore. Shënkoll 2019”, ka shkruar moderatorja. /a.y/noa.al