Transmetuar më 19-07-2019, 09:18

Tre dënime me vdekje dhe një me burgim të përjetshëm, për katër të dyshuar.

U mbyll kështu në Imlil të Marokut, procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë të 24-vjeçares daneze Louisa Vesterager Jespersen dhe 28-vjeçares norvegjeze Maren Ueland.

Dy turistet skandinave u vranë dhe u therën në mal në muajin dhjetor 2018, ndërkohë që krimi tronditi opinionin publik.

Dy vajzat u vranë dhe u therën teksa po bënin kamping në malin Toubkal, rreth 70 kilometër larg Marrakech. Në Marok dënimi i fundit me vdekje është dhënë në vitin 1993.

I dënuari i parë me vdekje është Abdessamad Ejjoud, një shitës ambulant 25-vjeçar, i cili pranoi se kishte organizuar vrasjen bashkë me dy shokët e tij, Younes Ouaziyad, një zdrukthëtar 27-vjeçar dhe Rachid Afatti 33 vjeç.

Abdessamed Ejjoud dyshohet të jetë edhe kreu i një grupi xhihadist. Tre të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar për llogari të një grupi xhihadist, të të ashtuquajturit shtet islamik, ISIS.

Përveç tre dënimeve kapitale, Abderrahim Khayali, shoferi që i largoi të dyshuarit nga vendi i krimit, u dënua me burgim të përjetshëm, shkruan noa.al.

Në total në këtë proces janë 24 persona të dënuar të dyshuar si bashkëpunëtor por në role dytësore, për akte terroriste dhe vrasje me paramendim. /a.y/noa.al