Transmetuar më 19-07-2019, 00:03

Afërdita Dreshaj mbushi sot 33-vjeçe.

Modelja e njohur është surprizuar para kohe për ditëlindje, dhurata për Afërditën kanë nisur një ditë më parë.

Motra e saj, Jehona, i ka dhuruar modeles një palë shapka “Hermes” në ngjyrë të bardhë, të cilat sipas një kërkimi të thjeshtë mbi çmimin e tyre rezulton se ato kushtojnë 740 dollarë.

“Dhurata e ditëlindjes erdhi herët. Faleminderit dashuria ime e përjetshme”, – shkroi Afërdita krahas postimit me dhuratën ku etiketon sigurisht motrën e saj.

/a.m/noa.al/