Transmetuar më 18-07-2019, 22:39

Naor Sabag realizoi golin e vetëm në pjesën e dytë për Hapoel Ber Sheva, duke i dhënë kualifikimin skuadrës izraelite përballë Laçit. Ndeshja e parë ishte mbyllur në barazim 1-1.

Teuta fitoi 1-0 takimin e kthimit përballë Ventspils në “Niko Dovana”, por humbja e një jave më parë në Lituani 3-0 bëri që të besuarit e Bledi Shkëmbit të eliminohet nga Europa League. Autori i vetëm i golit për Teutën ishte mesfushori Sherif Kallaku, në minutën e 47-të.

Kukësi nuk mundi dot të bënte mrekullinë ndaj ekipit hungarez të Debrecen, edhe pse ishin ata që kaluan të parët në avantazh. Et’hemi dha sinjale se Kukësi ishte futur në fushën e “Elbasan Arena” me synimin për të përmbysur rezultatin 3-0 në takimin e parë.

Por miqtë barazuan pas golit të tij me Szatman. Mbrojtësi shfrytëzoi   një përgjumje të ekipit tonë dhe me qetësinë më të madhe vulosi rezultatin përfundimtar në 1-1 dhe atë të përgjithshëm në 4-1.

Edhe pse u eliminua nga Champions League, pas humbjes së djeshme 2-0 në Azerbajxhan me Karabag, Partizani mbetet në Europa League. Të kuqtë janë skuadra e vetme që garojnë ende me skuadrat më të mira Europiane, për këtë sezon, pasi kanë siguruar kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Europa League dhe do të përballen me ekipin moldav Sherif Tiraspol.

Më datë 25 korrik, Partizani rikthehet në stadiumin “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë kualifikues të “Europa League”. Kundërshtari i radhës i “demave” është superfuqia moldave,  Sherif Tiraspol.

Sot në “Elbasan Arena”, ndeshja e kthimit e vlefshme për kualifikueset e Europas League

 Kukësi-Debrecen 1-1

Shënues: 17′ Et’hemi/ 58’ Satmari

Kukësi: Frashëri, Teqja, Kitanovski, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rama, Rroca, Shkurtaj. Trajner: E. Gjoka

Debrecen: Nagi, Szatmari, Pavkoviç, Tozser, Ferenczi, Haris, Varga, Kusnir, Shzecsi, Trujiç, Zsori. Trajner: A. Herceg