Transmetuar më 18-07-2019, 22:21

Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, nga treva shqipfolëse e Lugunës së Preshevës, ka ndarë lajmin e mirë, se një futbolliste shqiptare i është bashkuar  gjigantit spanjoll, Real Madrid.

Ndonëse këtë nuk e ka arritur asnjë futbollist mashkull shqiptar deri tani, fakti që një futbolliste bashkohet me klubin më të lakmuar në botë, është përcjellë me kënaqësi nga Shaip Kamberi.

“Një yll shqiptar në Galaktikën madrilene”, shkruan Kamberi.

“I lumtur që sot për ekipin e Real Madridit ka nënshkruar Kosovare Asllani, një futbolliste shqiptare dhe një shpresë e madhe e galaktikëve.”

“Shpresoj që Kosovarja nuk do të jetë futbollistja e vetme shqiptare në Real Madrid”, ka qenë mesazhi i tij.

Futbolliste shqiptare përfaqëson Kombëtaren e Suedisë. Ajo la Linkoping për të arritur marrëveshjen me ekipin e Real Madrid.

Asllani, 29-vjeçe, ndihmoi gjatë verës Suedinë që të arrinte në vendin e tretë të Kupës së Botës për ferma./a.m/noa.al/