Transmetuar më 18-07-2019, 21:29

Ish-deputeti demokrat Kastriot Islami i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se prej vitesh nuk i ndjek seancat parlamentare.

Islami thekson shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës dhe dëgjojnë që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizimi.

Kastriot Islami: Ka kohë, por sidomos këtë parlament nuk e ndjek më. Kështu që kërkoj ndjesë për injorancën time.

Gazetarja: Nuk e ndiqni që kur u futën deputetët e rinj të opozitës?

Kastriot Islami: Nuk e ndjek qëkur isha edhe vet brenda dhe largohesha, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish me rekorde kriminale, oligarkësh që nuk e meritonin të ishin në ato vende dhe manjatësh të mediat që kishin ardhur aty thjeshtë për të shtuar pasuritë e tyre.

Kjo më detyronte të flisja shumë rrallë. Madje kërkoja ndjesë që flisja një herë në 6 muaj. Që atëherë nuk e ndjek më parlamentin.

Gazetarja: Kush kishte më shumë manjatë të medias? PD apo PS?

Kastriot Islami: Sigurisht që PS-ja. Është hera e parë që është strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam qenë aty kur është organizuar.

Është organizuar me dashje, me qëllim ehde shumë qartaz. Është turp i madh që Shqipëria është renditur në vendet që kanë bërë dekreiminalizimin.

Shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizmi. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka pësuar këtë.