Transmetuar më 18-07-2019, 21:32

Europa, përfshirë dhe Ballkanin do të preket sërish nga temperatura të larta dhe të pazakonta.

Sinoptikanët parashikojnë se temperaturat e larta do të rikthehen, ku më e rrezikuar duket se është sërish Franca, që po shkon drejt një vale të dytë përvëlimi.

Nga sa paralajmëron “MeteoFrance”, e mërkura dhe enjtja e javës së ardhshme do të shënojnë pikun e vapës në këtë vend, me termometrin që pritet të tregojë 39 deri në 40 gradë Celsius.

Javën e ardhshme, me një vapë mbytëse pritet të përballen edhe Gjermania, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Holanda, Spanja e Portugalia. Dhe kur vendet skandinave apo Britania e Madhe preken nga i nxehti, Ballkani shumë më tepër i rrezikuar nga vala përvëluese.

Në fund të qershorit, temperature shënuan deri në  45 grade Celsius, në Francë, që ishin rekord historik e ketë tendencë sipas sinoptikanëve, duket se do të ndjekë edhe korriku.

Ekspertët madje paralajmërojnë se i nxehti i madh ka shumë gjasë të vazhdojë përgjatë gjithë verës. /a.m/noa.al/