Transmetuar më 18-07-2019, 21:15

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari, sipas së cilit Drejtori i Policis së Fierit ka aksidentuar një person për vdekje.

“Narkokomisari Famoz Andon Marko shtyp për vdekje qytetarin.

Gjeneral Kanabisi dhe badiguardi i Eskobarit të Ballkanit, Geron Veliaj fshehin aksidentin tragjik”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë ngjarja, sipas mesazhit, ka ndodhur në aksin Fier Lushnjë mbrëmjen e 16 korrikut.

“Prsh Doktor Berisha, doja t’ju informoja se Drejtori i Policisë së Fierit Andon Marko, pardje në darkë, në datë 16.07.2019 rreth orës 10 të darkës, te kthesa e Vajkanit, në autostradën Fier-Lushnjë duke qenë i dehur me raki si përditë ka goditur një person me makinën e tij të punës duke e lënë të vdekur në vend dhe Policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen dhe s’ka dalë as në media.

Ne për një birrë na fusin në burg kurse vetë këta vrasin njerëz në rrugë dhe s’u hyn gjemb në këmbë. Ju lutem anonim se nga këta çfarë nuk pret”, thuhet në mesazhin që i ka ardhur ish-Kryeministrit.

Ndërkohë, për këtë ngjarje policia ka dhënë njoftim që natën kur ndohi aksidenti.

“Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur “Vajkan” një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja”, njoftoi policia dy ditë më parë. /k.k/noa.al/