Transmetuar më 18-07-2019, 21:05

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan priti kryeministrin shqiptar Edi Rama. Berat Albayrak, ministër i Thesarit dhe Financave, gjithashtu mori pjesë në këtë takim.

Sipas deklaratës së Komunikimit të Presidentit turk, u diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve dhe çështjet rajonale. Asgjë më tepër se kaq. Duket se takimi i tyre ka qenë më tepër privat.

Por fakti që i pranishëm ka qenë vetëm ministri turk i Financave do të thotë se Rama ka shkuar në Ankara për të kërkuar ndihmë financiare nga Turqia?!

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkroi Rama rreth këtij takimi, duke u përgjigjur po kaq shkurt lidhur me këtë takim./a.m/noa.al/