Transmetuar më 18-07-2019, 20:38

Skuadra e Kukësit ka shënuar golin e parë në ndeshjen e kthimit, përballë Debrecenit.

Goli për shqiptarët erdhi shpejt, që në minutën e 17 me anë të Etemit, pas një lëvizjeje të bukur në zonë.

Dukshëm Kukësi ka qarkullim më të mirë të topit dhe është më kërkues.

Ndërkohë miqtë janë ndoshta më të qetë për shkak të avantazhit 3-0 në ndeshjen e parë.

Më herët Teuta e Durrësit u eleminua, edhe pse fitoi me rezultat minimal 1-0. /k.k/noa.al/