Transmetuar më 18-07-2019, 19:39

Miratohen në Parlament dy projektligje të rëndësishme të Reformës në Sistemin e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, dhe ai për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Opozita në Parlament bashkoi votat me mazhorancën duke votuar “pro”.

Me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim u miratua projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Si dhe me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim, projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Po ashtu, së bashku me votat e opozitës parlamentare, u miratuan edhe ndryshimet e reja në Kodin Penal.

Më herët, përfaqësues të opozitës shprehën rezerva për këto ndryshime. /k.k/noa.al/