Transmetuar më 18-07-2019, 19:05

Teuta është eleminuar nga Europa League që në raundin e parë.

Durrsakët fituan ndeshjen e dytë në shtëpi me rezultattin minimal 1-0, përballë Ventspils.

Por miqtë vinin të avantazhuar, pasi në takimin e parë kishin shënuar 3 gola, duke e siguruar biletën që para një jave.

Goli për Teutën erdhi vonë, në minutën e 48-të, me autor Kallakun.

Por gjithçka përfundoi me këtë rezultat, me durrsakët që dhanë paraqitje të mira në të dyja ndeshjet.