Transmetuar më 18-07-2019, 17:47

Ndoshta nuk e kanë ditur rrezikshmërinë, por dy turistë britanikë kanë luajtur me një oktapod.

Deri këtu mund të duket çdo gjë normale, por krijesa detare është helmuese dhe mund të vrasë deri në 26 persona në pak minuta.

Njëri nga djemntë e ka hedhur videon në rrjetet sociale, e cila është shpërndarë gjerësisht.

Ross Saunders dhe Johnpaul Lennon u filmuan duke luajtur me krijesën e rrezikshme, duke e lejuar atë që t’i prekë.

“Ishte një njohje interesante dy-ditore me peshkimin”, shkroi Saunders në Facebook.

Ky lloj oktapodi ka helm të mjaftueshëm në tentakulat e tij aq sa për të vrarë dhjetëra njerëz. /k.k/noa.al/