Transmetuar më 18-07-2019, 17:33

Mund të kishte përfunduar në tragjedi, por për fat të mirë kaloi me disa dëme të lehta.

Është fjala për një incident të ndodhur në një lumë ne SHBA, ku një shofere ngatërroi pedalin e frenave me atë të gazit.

Ajo duket në pamje teksa i jep gaz makinës dhe përfudnon në lumë.

Ngjarja ndodhi në Hackensack dhe shoferja sapo kishte dalë nga lavazhi me një Mercedes SUV.

Automjeti u zhyt poshtë një argjinature në brigjet me baltë të lumit Hackensack.

Policia raportoi se 64-vjeçarja dhe vajza e saj arritën të dilnin nga automjeti dhe të ktheheshin në breg, me ndihmën e një personi që u hodh në lumë për ti shpëtuar.  Ato u dërguan në spital me lëndime të lehta.