Lihet i lirë, vëllai i Haradinaj reagon pas ndalimit nga policia në Vjenë
Transmetuar më 18-07-2019, 16:26

Në orët e para të pasdites së sotme u përhap me shpejtësi lajmi për ndalimin nga policia austriake në Vjenë, e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Vëllai i Kryeministrit Ramush Haradinaj, është lënë i lirë pak më vonë, teksa u shoqërua lidhur me një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Pas sqarimit të situatës nga autoritetet austriake, Haradinaj është lënë i lirë.

Ndërkohë ai nuk ka ngurruar të tregojë lirinë e tij, teksa ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shkruan “Live nga Vjena”. /a.y/noa.al

Vjenë, ndalohet nga policia deputeti dhe vëllai i Ramush Haradinaj

Loading...
Loading...