Transmetuar më 18-07-2019, 16:17

Jeff Bezos konfirmohet si njeriu më i pasur në botë, në listën e pasanikëve të ‘Bloomberg’.

Themeluesi i Amazaon ka një pasuri prej 125 miliardë dollarësh, të ardhura të siguruara në sajë të blerjeve online, nga kompania më e suksesshme në botë e-comerce.

Bernard Arnault, me 107.6 miliardë dollarë renditet i dyti, në sajë të grupit të luksit ‘Lvmh’, ku bëjnë pjesë disa prej firmave të modës më prestigjioze në botë, por edhe argjendari.

Arnault dhe familja e tij, janë ndër emrat më të mëdhenj francez, të cilët kontribuan 650 milionë dollarë për rindërtimin e katedrales Notre Dame de Paris, pas zjarrit që ra në të.

Ndërkohë themeluesi i Microsoft, Bill Gates renditet i treti, teksa do të renditej i pari në botë, nëse nuk do të kishte dhuruar 35 miliardë dollarë për bamirësi te fondacioni “Bill and Melinda Gates Foundation”.

I katërti renditet Warren Buffett, i ndjekur nga Mark Zuckerberg, Amancio Ortega, pronari i Zara, Larry Page i Google i shtati, dhe më tej Carlos Slim, pasaniku i telekomunikacionit. /a.y/noa.al