Vodhi paratë në një lokal, kapet i shpalluri në kërkim
Transmetuar më 18-07-2019, 14:07

Një person i shpallur në kërkim për vjedhje është vënë në prangat e efektivëve të komisariatit nr.5 në Tiranë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, pasditen e kësaj të mërkure u bë ndalimi i S. M., 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Ndaj tij, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 2 maj ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z.

Pas kësaj ngjarje ai është larguar me mjetin e tij, duke humbur gjurmët.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...