Transmetuar më 18-07-2019, 13:58

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke folur sot në Kuvend, paralajmëroi ashpërsimin e Kodit Penal, duke u ndalur në ndryshimet që pritet të miratohen sot në seancë.

Ai tha se do të ketë dënime për kodin elektoral, qetësinë publike, sigurinë shëndetësore dhe ushqimore si dhe armëmbajtjen pa leje.

Sipas tij, dispozitat përkatëse për dënimin e dhunës ose kanë pasur mangësi ose japin dënime të lehta, por se me qëllim dënimin e çdo veprimi dhe parandalimin e dhunës, janbë propozuar ashpërsimi i dhunimeve ndaj policëve, mjekëve, arbitrit, sportistëve, funksionarëve publike, por dhe ndaj të zgjedhurve si deputetë.

Balla tha se në lidhje me rendin dhe qetësinë publike, ashpërsimi vjen prej kërkessë në rritje e qytetarëve.

“Nuk shkon dot në një copë bregdet shqiptar, se të vjen një bum bum deri në orën 4 të mëngjesit. Propozojmë dekrimiminalizimin të rasteve gabimit të mjekut, kur pasojat nuk vijnë si shkak i neglizhencës. Propozojmë ashpërsimin për mbajtjen e armëve, shpërthyese, për ato që bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake, nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës. Jemi i vetmi vend që nuk kemi penalizmi të transportimit të mjeteve të fishekzjarrëve në transport publik. Duhet të rishikohet edhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit Adresohen disa ndryshime që lidhen me sigurinë ushqimore, në çështjet që shqetësojnë ata që ne kemi nderin t’i përfaqësojmë, për cilësinë e ushqimeve që u shkojnë shqiptarëve, kjo nuk përfundon këtu por do të jetë një debat i gjerë në muajt e sesionit të ri që fillon në shtator.

Në një shoqëri demokratike dhuna nuk tolerohet, dhe dy duhet të jetë qëndrimi ynë, i këtij parlamenti përballë atyre protestave të dhunshme nga 16 shkurti e më pas”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që opozita ka të drejtë të protestojë, por me këto ndryshime në Kod Penal, sa herë të vandalizohet apo goditen qytetarë apo të policisë, ka pasur dhe do të vazhdojë edhe me të ashpra të ketë pasoja ligjore.

“S’kam dyshim se Meta do na i kthejë për ti rivotuar, skam asnjë dyshim. Ilir Meta nuk ka më sy e veshë për të parë dhe dëgjuar se çfarë halli kanë shqiptarët, por vetëm se çfarë do Monika, Luli dhe Saliu. I kthen Meta edhe këto ndryshime, aq na bën, sepse me të filluar shatori këtu do jemi përsëri do duhet ti votojmë”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se akoma dhe më të rënda do jenë këto masa ndaj dhunës ndaj çdo mjeku e polici, ku dënimi do të shkojë nga gjoba deri 3 vjet burg për goditjen për shkak të detyrës.

“Në respekt edhe me deputetët e opozitës, kemi menduar që amendamenti që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE të mos diskutohet sot. Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen. Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politike”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist. /a.y/noa.al