Transmetuar më 18-07-2019, 13:19

Një vajzë e vogël, vetëm 9 vjeçe, ndihmoi policinë që të zgjidhte një rast vjedhje, në sajë të memories së saj fotografike dhe detajeve që vizatoi.

Vogëlushja kishte parë një kamion në rrugë, i cili rezultoi mjeti me të cilin ishte kryer një vjedhje, u morr në pyetje nga policia dhe dha detaje duke vizatuar makinën që kishte parë, e cila ishte thuajse identike e origjinalen.

Ngjarja në fjalë vjen nga Springville, në Utah, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia po hetonte lidhur me rastin e vjedhjes nga ana e një burri dhe një gruaje, të cilët kishin ndjekur një furgon të Postës dhe duke përfituar nga një ndalesë e shoferit, kishin arritur të vidhnin një pako që ndodhej brenda tij.

Efektivët e policisë zbuluan se vogëlushja kishte parë gjithë skenën, kështu që e morën në pyetje, me shpresë se do ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes, shkruan noa.al.

Përveç ngjyrës, vogëlushja arriti që të vizatonte shumë mirë edhe makinën e përdorur por vjedhje, duke çuar në identifikimin e mjetit dhe të dyshuarve. /a.y/noa.al