Transmetuar më 18-07-2019, 12:17

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA votoi për të bllokuar shitjen e armëve Arabisë Saudite, duke provokuar kështu një veto të mundshme nga ana e presidentit Donald Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi tre masat e marra muajin e kaluar nga Senati.

Megjithatë, nëse Trump vendos veton siç pritet, Kongresit i mungojë numrat për të anashkaluar vendimin e tij.

Votimi i shitjes së armëve vjen pas një mosmiratimi të mëparshëm nga Kongresi i politikës së Shtëpisë së Bardhë drejt Arabisë Saudite.

Më herët ligjvënësit amerikanë votuan kundër luftës saudite në Jemen duke rrëzuar veton e presidentit Trump.

Përveç numrit të madh të vdekjeve në Jemen, ligjvënësit janë të irrituar edhe nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, ngjarje e ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll vitin e kaluar.

Nga ana e tij Trump ka mbështetur monarkinë saudite.

/a.m/noa.al/