Transmetuar më 18-07-2019, 09:34

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, i cili është dhe kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua sot nga detyra.

Ilir Mustafaj kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili mori këtë vendim.

“ Me vendimin e sotëm të Komisionit nuk ka humbur Ilir Mustafaj si individ, pasi Mustafaj do e ankimojë në instanca më të larta të cilat do i japin të drejtë”, theksoi ai.

“Sot ka humbur vendi. Ka humbur Gjykata Kushtetuese e cila nuk do të ketë në përbërje një profesor të së drejtës”, u shpreh Mustafaj  pas dhënies së vendimit.

Ashtu si edhe shumë të tjerë, në shkallën e dytë të Vetting, Mustafaj nuk ka mundur dot të kalojë procesin e “vetting”, që konsiston në tre kritere të pastërtisë, atë të pasurisë, ana morale dhe profesionale.