Transmetuar më 18-07-2019, 00:00

Rendi skllavopronar nuk është zhdukur ende plotësisht, as në kohë moderne.

Më pak se gjysma e vendeve të botës e rendisin punën e detyruar si një krim dhe shumica nuk e konsiderojnë martesën e detyruar si një krim, tha raporti i organizatës me bazë në Australi, “Walk Free Foundation”.

Më shumë se 40 milionë njerëz janë vlerësuar të jenë robër në skllavërinë moderne, që përfshin punën e detyruar dhe martesën e detyruar.

Përfundimi i skllavërisë moderne deri në vitin 2030 ishte një nga qëllimet botërore të miratuara unanimisht nga anëtarët e Kombeve të Bashkuara, katër vjet më parë.

Por, në situatën e sotme, arritja e këtij qëllimi është “e pamundur”, tha raporti. “Në bazë të përparimin aktual, ne nuk do të jemi në gjendje të zhdukim skllavërinë moderne deri në vitin 2030”, tha Fondacionin Reuters, Katharine Bryant, drejtuese e kërkimeve në “Walk Free”.

Shumë vende duhet të luftojnë në dekadën e ardhshme për të zhdukur skllavërinë. /a.m/noa.al/