“Fshesa” Zaev prek edhe shqiptarët, në Administratën Publike
Transmetuar më 17-07-2019, 22:13

Në fillim të korrikut ai bëri dhe një riformatim të qeverisë, por opozita e Maqedonisë nsë Veriut shprehu rezerva, duke e cilësuar nismën e Kryeministrit Zoran Zaev, thjesht si një “farse”,ndërsa ky i fundit ka nisur spastrimet brenda Administratës Publike.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ka firmosur shkarkimin e mbi 50 drejtorëve dhe anëtarëve të ndërmarrjeve dhe agjencive shtetërore, për shkak të mungesës së rezultateve në menaxhimin e tyre.

Në mesin e drejtorëve të shkarkuar janë edhe ata të disa kompanive të mëdha energjetike, si: “MEPSO”, “ELEM”, “Rrugët e Maqedonisë”, “Hekurudhat e Maqedonisë”, “Agjencia e Barërave”, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, të shtëpive të shëndetit, të institucioneve kulturore e të tjerë.

I ashtuquajturi “operacioni fshesa” në Maqedoni ishte paralajmëruar prej disa kohësh nga kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev.

Ai nuk ka kursyer kuadro nga të gjitha partitë në pushtet, përfshirë edhe ato shqiptare.

Argument i Zaevit ishte se drejtuesit e shënjestruar nuk kishin dhënë rezultate, megjithatë disa prej tyre largohen edhe për shkak të riformatimit të institucioneve, ku kanë ushtruar funksionet, siç është rasti me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, qe transformohet në Agjenci të Sigurisë Kombëtare.

Zaev është përballur së fundmi me një valë kritikash nga opozita për mungesë të rezultateve në punën e qeverisë dhe mosrealizimin e premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.

Njohësi i zhvillimeve politike, Armen Muja, në një intervistë për DW-në, ka deklaruar se strukturat e reja të BE-së reflektojnë ndryshim të boshtit të influencës në BE.

“Zgjedhja e Ursula von der Leyen në postin e Presidentes ngjallë shpresën për integrimin më të shpejtë të Kosovës. Ndërsa skepticizmin shton propozimi që shef i diplomacisë evropiane të zgjidhet Minsitri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell, sepse ky vend nuk e njeh Kosovën”, thotë Muja.

Ai shtoi se qëndrimi francez kundër zgjerimit dhe qëndrimi spanjoll kundër pavarësisë së Kosovës e zbehin skajshmërisht influencën e BE-së në përgjithësi dhe në dialogun Prishtinë-Beograd në veçanti. Por shpresa ngjallë fakti që në krye të Komisionit Evropian, është një gjermane Ursula von der Leyen./am./noa.al/

Loading...
Loading...