Shpërthen një tjetër bombol gazi, brenda një banese në Vlorë
Transmetuar më 17-07-2019, 20:59

Një tjetër shpërthim i një bombole gazi brenda një banese në fshatin Drashovicë të Vlorës ka tronditur qytetin bregdetar.

Vlora tronditet sërish nga një shpërthim tjetër i këtij lloji brenda një dite.

Banesa ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit R.H.

Dyshimi i parë për ngjarjen është një shpërthim aksidental. Por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes për normalizimin e situatës.

Kjo ngjarja ndodh pasi mëngjesin e sotëm në fshatin Selenicë të Vlorës, burrë e grua mbetën të plagosur rëndë, kur një bombol gazi shpërtheu në banesën e tyre.

Nga ky shpërthim u dëmtua plotësisht banesa e familjes Selimi/ /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...