Transmetuar më 17-07-2019, 20:19

Në shumë raste pasagjerëve shqiptar u është anuluar udhëtimi për shkak të skadimit të afatit të dokumentit identifikues.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një postim në Twitter, mbi këtë arsye, ka risjellë edhe një herë në vëmendje afatet e skadimit të mjeteve identifikuese, karta identiteti apo pasaporta, për shqiptarët, duke u bërë atyre thirrje të nxitojnë e t’i rinovojnë ato.

Lleshaj njofton se nga fillimi i tetorit dokumentet që skadojnë nuk do të përdoren më/

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

“Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”.

Një shqetësim të tillë e shprehu ditën e djeshme në një njoftim edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.

/am/noa.al/