Shqiptari vret bashkëkombasin e vet në Greqi, e qëlloi me thikë në prani të fëmijëve
Transmetuar më 17-07-2019, 19:29

Një shqiptar është vrarë me thikë nga një bashkëkombas i tij në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Nea Anchialos, teksa të dy ishin duke drekuar në shtëpi.

Ata filluan të debatonin deri sa sherri degjeneroi me thika, ku për pasojë mbeti i vdekur një 38-vjeçar.

Viktima u transportua menjëherë për në Spitalin e Volosit, por gjatë rrugës ka ndërruar jetën.

Gazeta greke “Tanea” shkruan se ende janë të panjohura arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi.

Loading...
Loading...