Transmetuar më 17-07-2019, 18:07

Një aksident i rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Lezhë.

Për pasojë një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një makinë tip “Lancia” ngjyrë e kuqe.

Siç duket edhe nga pamjet, djaloshi ka dalë nga makina që është parkuar në anë të rrugës dhe duke tentuar të kalojë në anën tjetër është përplasur brutalisht nga makina që po vinte.

Gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë me dije.

Pamjet të siguruara ekskluzivisht për JOQ Albania, duhet thënë pa frikë se janë rrëqethëse.

Nuk ka patur asnjë informacion zyrtar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

PAMJE EKSKLUZIVE nga aksidenti rrëqethës/ I mituri tenton të kalojë rrugën, përplaset brutalisht nga makina on Vidnews.