Transmetuar më 17-07-2019, 17:44

Angela Merkel feston sot ditëlindjen e 65 të saj, por megjithë spekulimet për shëndetin e saj ajo synon të qëndrojë në detyrën e kancelares deri në fund të mandatit, që i mbaron  në vitin 2021, ashtu siç kishte planifikuar kohë më parë.

Por ky përvjetor e gjen Merkel pas një seri incidentesh të rënda, në takimet zyrtare. Ajo është dridhur, ndërsa jo vetëm kombi gjerman, por ai mbarëbotëror ka shprehur jo pak shqetësim për shëndetin e gruas më të pushtetshme në botë.

Opinioni i njerëzve të thjeshtë, mbi shëndetin e Merkel?

Në raportimet e medieve botërore, me mijëra e  mijëra mesazhe sidomos nga qytetarë të Lindjes së Mesme dhe nga vende të botës së tretë vërshuan në adresë të Angela Merkel, të cilët i uronin shëndet të plotë, i shprehnin respekt dhe dashuri për gjithçka ajo ka bërë për ta.

Nga Siria, Afganistani, Iraku, Palestina, vendet afrikane, apo edhe vende e tjera të varfra nga Europa, Azia, Amerika Latine, Afrika, kancelaria Angela Merkel duket qartë se ka fituar zemrat e miliona njerëzve të dobët, në nevojë dhe të varfër apo të papushtetshëm. Pavarësisht kritikave në rritje nga familja evropiane e BE-së, edhe në Gjermani shumica e popullit që ajo drejton duket krah saj.

Janë dëshmitarë të saj edhe me mijëra shqiptarë, të cilët po punojnë vitet e fundit në Gjermani, ku nuk hasin as probleme burokratike dhe as racizmin e shfaqur si në vende të tjera të BE-së, kjo falë politikave që Merkel ka ndjekur për Ballkanin Perëndimor, ku bën pjesë Shqipëria.

Titujt e gazetave në perëndim hapen me pyetjen nëse ajo është më e aftë për të qëndruar në detyrë. Ekspertët mjekësorë shprehen të gatshëm për të dhënë një diagnozë nga larg, duke krijuar edhe më shumë paqartësi.

Si filluan sulmet e dridhura

Periudha e parë e dridhjeve të rënda u shënua në qershor, kur kancelarja priti presidentin e ri të Ukrainës në Berlin.

Ajo filloi të përjetonte disa dridhje pakontrolluara. Pas pak minutash ajo u kthye në normalitet dhe shkoi normalisht në mbledhje. Më vonë tha se ishte rezultat i motit jashtëzakonisht të nxehtë dhe dehidratimit.

Nëntë ditë më vonë ndodhi përsëri dridhja gjatë një eventi publik me presidentin gjerman.

Javën e kaluar ajo filloi të dridhej për një të tretën herë ndërsa mirëpriti ministrin kryesor të Finlandës në Berlin.

Ndërkohë, ajo u shpreh e bindur se pavarësisht episodeve, është e aftë të kryejë detyrën.

Incidenti i tretë kishte efekt psikologjik pas herës së parë, shpjegoi një zëdhënës i qeverisë, duke thënë se shqetësimi që dridhja mund të përsëritet nxiti një periudhë të re të lëkundjeje.

Të nesërmen, për të shmangur një përsëritje ndërsa priti ministrin e kryeministrit danez, të dy udhëheqësit u ulën ndërsa dëgjonin himnin kombëtar, në vend që të qëndronin si zakonisht. E njëjta gjë ndodhi edhe me udhëheqësin e Moldavisë të martën.

Zonja Merkel ka thënë në mënyrë të përsëritur se ajo ndihet mirë, se është plotësisht e aftë të kryejë punën e saj dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ajo duket e qetë, e sigurt dhe po vazhdon me ngarkesën e zakonshme të punës. Nuk është e qartë se cili është shkaku i dridhjes, apo nëse kancelaria e di arsyen.

Shefi i spiunazhit Hans-Georg Maassen, një kritik i Merkel, u detyrua të dilte me një mesazh mbi këtë çështje, ku shkroi: “Shëndeti i kreut të qeverisë nuk është çështje private.”

Ai tha se gjermanët kanë “të drejtë për të ditur nëse kreu i qeverisë është në gjendje të kryejë plotësisht detyrat e tij.”

Komente on-line nga kritikët e tjerë të politikave të saj karshi refugjatëve janë edhe më brutale.

Por sipas një studimi, 59% e të anketuarve besojnë se znj. Merkel nuk duhet të japë ndonjë informacion rreth shëndetit të saj. Vetëm 34% bëjnë thirrje për një publikim më të hollësishëm të diagnozës.

Këto incidente shërbejnë si një kujtesë se, pas 14 vjetësh që udhëheq vendin, epoka e Merkelit është duke u mbyllur ; dhe madje mund të përfundojë më shpejt se sa pritej.

Ajo do të mbetet megjithatë për shumë kohë, një nga udhëheqëset më të dashura për popujt e varfër, të cilëve me vizionin e saj, u erdhi në ndihmë në kohëra tepër të vështira, për të pasur një botë më të mirë, më të drejtë, që të jetojë në paqe./a.m/noa.al/