Transmetuar më 17-07-2019, 17:24

Nuk është e thënë të jesh pjesë e një familje intelektuale dhe fëmija të marrë edukatën  e nevojshme apo të ndjekë rrugën e duhur në jetë. Ndodh që edhe vajzat e akademikëve të konsumojnë kokainë, të arrestohen të dehura dhe të sillen keq me policinë.

Në Prizren të Kosovës Gresa Kraja, vajza e akademikut Mehmet Kraja, njëherësh ish-asistentja e presidentes Jahjaga, është arrestuar nga policia për këto arsye.

Sipas mediave në Kosovë, arrestimi i saj është bërë tre ditë më parë në ora 03:00 të mëngjesit. E reja akuzohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë.

Sipas raportit policor vajza e akademikut Mehmet Kraja, përveç substancës narkotike që ishte munduar ta fshehë, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.

Sipas policisë gjatë një kontrolli të disa personave të dyshuar është ndaluar edhe Gresa (Mehmet) Kraja, e lindur në Prishtinë.

Në momentin e prezantimit të policisë, Kraja e ka fshirë për pantallona substancën narkotike, duke e hedhur po ashtu nga xhepi edhe një qese me pluhur te bardhë, e dyshuar për kokainë.

Gresa Kraja, mësohet se ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit.

Në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.

Kraja pas ndalimit është liruar nga polica, por ndaj saj është ngritur një procedim penal për shkak të sjelljes jokorrekte./a.m/noa.al/