Transmetuar më 17-07-2019, 16:08

Nuk thonë kot se artistët janë ambasadorët më të mirë të një kombi.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, jo vetëm nuk e ka fshehur, por gjithmonë ka folur me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Pavarësisht se jeton dhe është rritur në Britani, ku po zhvillon karrierën e saj, Dua kurrë nuk i ka harruar rrënjët nga vjen.

Në një video në Instagram, ylli i popit publikoi një hartë të Ilirisë.

Dua në muajin gusht pritet të mbërrijë në festivalin Sunny Hill si spektatore.

Ajo bëri të mundur ardhjen e këngëtares Miley Cyrus dhe Dj Calvin Harris në festival për të promovuar ndërkombëtarisht Kosovën.

Në hartën në fjalë shihej edhe Dardania e dikurshme dhe kjo hartë u tregon miliona ndjekësve të saj në rrjetet sociale, “sesa e madhe është në të vërtetë Shqipëria”./am.noa.al/