Transmetuar më 17-07-2019, 14:20

Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj është treguar gjithnjë i rezervuar sa i takon familjes së tij.

Por ditën e sotme ai e ka “lëshuar dorën”, teksa ka publikuar fotografi të plota nga familja e tij.

“Fytyra pushimesh”, shkruan Genti, teksa ka publikuar disa fotografi ku shihen vajza, djali dhe bashkëshortja e tij Aida.

Vogëlushët shihen të buzëqeshur ashtu si dhe e gjithë familja, e cila bëhet gati për të udhëtuar.

Kështu pas një sezoni të ngjeshur me punë, familja Zenelaj më në fund ka nisur pushimet. /a.y/noa.al