Humbën në kanionin e Gjipesë, policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane
Transmetuar më 17-07-2019, 13:04

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në kanionin e Gjipesë, në Himarë.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, e martë, dy turiste të huaja gjermane J.M., dhe K.U., 37-vjeçare duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas tre orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dyja turistet nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...