Transmetuar më 17-07-2019, 12:05

Dy ushtarakët shqiptarë të cilët në muajin maj humbën jetën teksa ndodheshin me mision në Letoni, janë nderuar me memorial.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar disa fotografi.

“Dëshmorët e Atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!”, shkruan Xhaçka.

Dy ushtarakët shqiptar humbën jetën nga shpërthimi i një mine në 6 maj, ku Forcat tona të Armatosura përfaqësohen me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mbetën të dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.

Ngjarja ndodhi gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve. /a.y/noa.al