Transmetuar më 17-07-2019, 11:33

Kryebashkiaku socialdemokrat i Hockenheim, në Gjermani, Peter Gummer, u sulmua egërsisht mbrëmjen e së hënës.

Një person i ra ziles së shtëpisë së tij në Boehl-Iggelheim.

Kur 67-vjeçari, kryebashkiak i qytetit qysh prej vetit 2004 është gati për të lënë detyrën në fund të gishtit, vjen edhe sulmi.

Kjo pasi kur Gummer hapi derën, i dyshuari e goditi me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar për tokë, çka bëri që të dëmtojë kokën.

Aktualisht kryebashkiaku ndodhet në spital në gjendje të rëndë, shkruan noa.al.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /a.y/noa.al