Transmetuar më 17-07-2019, 10:25

Tre persona janë vënë në prangat e policisë, të dyshuar për dhunë dhe kërcënim.

Kështu pasditen e kësaj të marte, policia e Mirditës bëri arrestimin e K.B., 24 vjeç; Gj.B., 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë.

Ata akuzohen në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në 4 korrik, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë të njëjtën ditë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen.

Po ashtu dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”. /a.y/noa.al