Transmetuar më 17-07-2019, 08:51

Gazetarja Rudina Xhunga ishte e ftuar së fundmi në emisionin “My Living”, ku gjatë

intervistës ka treguar historinë e njohjes me bashkëshortin, gazetarin Dritan Hila.

E pyetur se ku u njoh me Dritanin, Rudina u përgjigj: “Në punë ku tjetër? Unë në punë isha gjithë ditën. Unë e kisha ftuar Dritanin në një emision për politikën e jashtme. Njohja u bë për herë të parë kur e takova sepse unë nuk e dija dhe nuk e bëja lidhjen që ishte ai që shkruante te ‘Shqip’. Gjithë stafi bëri tifozëri: Shiko sa i mirë që është, shiko sa i mirë që është. Mua më pëlqeu, por edhe ata bënë tifo”, tregoi Rudina.

Ajo shtoi se më tej pati një herë të dytë emisioni kur dhe u takuan sërish.

“Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e rrufeshme, ne jemi fejuar, martuar shumë shpejtë dhe Alana ka ardhur gjithashtu shumë shpejtë. Nuk pritëm shumë. Nuk prita shumë për t’i thonë po propozimit të tij”, u shpreh Rudina.