E rëndë në Selenicë! Një person gjendet i varur në oborrin e shtëpisë
Transmetuar më 17-07-2019, 08:27
Foto ilustruese

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e kësaj të mërkure.

Rreth orës 07:07 të mëngjesit të sotëm, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari Stavri Nasaj.

Nga hetimet dhe këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Pritet marrja në pyetje e familjarëve për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që e kanë shtyrë Nasaj drejt aktit fatal. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...