Transmetuar më 17-07-2019, 08:09
Foto ilustruese

Shpërthimi i një bombole gazi ka bërë që një çift bashkëshortësh të mbeten të plagosur rëndë.

Rreth orës 05:5o të mëngjesit të sotëm, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar dy të zotët e shtëpisë, 49-vjeçari Rexhep Selimi dhe bashkëshortja e tij 42-vjeçare Mimoza Selimi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera, për shkak se situata është vënë nën kontroll.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al