Transmetuar më 17-07-2019, 00:05

Sulmuesi brazilian, Neymar e ka njoftuar Paris Saint-Germain (PSG) se dëshiron të largohet nga klubi.

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi ka humbur durimin e tij me përpjekjet e vazhdueshme të Neymar për t’u larguar nga klubi, duke “kërcënuar” brazilianin me seanca trajnimi individuale, madje duke i thënë atij se nuk do të luajë më futboll deri në vitin 2022, kur edhe i mbaron kontrata.

Neymar tërhoqi vëmendje këtë verë, falë dëshirës së tij për një rikthim te Barcelona. Sulmuesi brazilian ende i duhet të kthehet në stërvitje, në përgatitje të Ligës 1, që filloi të hënën e kaluar. Ai ndodhet në Brazil, ku po punon në projektin e Institutit NJR në Sao Paulo, kurse klubi ka hapur procedurat disiplinore kundër tij.

Për PSG-në, Neymar ka luajtur 58 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola

Në përgjigje, ai ka pohuar se ish-drejtori sportiv Antero Henrique i dha atij leje të humbasë javën e parë të trajnimit, para largimit të tij.

Sidoqoftë, braziliani nuk e ka ndihmuar veten kohët e fundit, pasi u ka thënë gazetarëve se momenti i preferuar i karrierës së tij deri më tani është triumfi 6-1 i Barçës kundër PSG, në Ligën e Kampionëve. Neymar ishte atëherë me Barcelonën dhe PSG e bleu në fund të po atij sezoni për shifrën rekord 222 milionë euro.

“Sky Sports” thekson se Neymar foli të hënën me drejtorin sportiv të PSG, Leonard Araujo, i cili u përpoq ta bindte për të qëndruar në klub.

Mediat britanik raportojnë nga ana tjetër se PSG i kërkon Barcelonës po aq para se e bleu atë, pra 222 mln euro, që marrëveshja të realizohet.

Megjithëse braziliani nuk konfirmoi se ku dëshiron të vazhdojë karrierën, ndërsa mediet spekulojnë se sipas të gjitha gjasave do të kthehet në Barcelonë ku luajti dy vite më parë. /a.m/noa.al/