Po ecte me biçikletë, përplaset për vdekje 63 vjeçari në Fier, makina zhduket nga vendngjarja  
Transmetuar më 16-07-2019, 22:26

Një i moshuar që po lëvizte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit.

Viktima është identifikuar me emrin Shpëtim Isufaj, 63-vjeç.

Ai sipas raportimeve paraprake u përplas nga një makinë ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës 63-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në vend, pa pasur mundësi të marrë ndihmën e parë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa makina që e përplasi duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorit.

Loading...
Loading...