I kërkoi ndarjen, 36 vjeçari e përndiqte, keqtrajtonte dhe kërcënonte të dashurën, arrestohet në Tiranë
Transmetuar më 16-07-2019, 20:33

I shpallur në kërkim për përndjekje të vazhdueshme ndaj ish të dashurës së tij, një 36 vjeçar nga Laçi ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Uniformat blu bënë me dije se arrestimi i shtetasit me iniciale A.K. është bërë në rrugën “Myslym Shyri”, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.

Policia sqaroi se 36 vjeçari  ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij, madje ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, për të mos u larguar, teksa ajo kërkoi që të ndahej me të.

Por kundrejt kërcënimeve dhe dhunës vajza ka bërë kallëzim në Polici, çka çoi edhe në arrestimin e 36 vjeçarit nga Laçi./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...