Transmetuar më 16-07-2019, 20:27

Instagrami është përfshirë nga një valë e fuqishme kritikash pasi ka lejuar një foto të një 17-vjeçareje të vrarë të qëndrojë pothuajse 24 orë “online”.

Fotoja e tmerrshme u postua nga i dashuri i vajzës, i cili i preu fytin adoleshentes Bianca Devins. Brandon Andrew Clark, 21 vjeç, nga Nju Jorku, e postoi foton të dielën në mëngjes herët me mbishkrimin “Më vjen keq, Bianca”.

Të dielën pasdite fotoja e postuar nga djali, i cili tashmë rrezikon 25 vite burg, ishte ende në Instagram.

Sipas “New York Post”, Instagrami e bllokoi profilin e vrasësit vetëm të hënën në mëngjes.

Sakaq disa faqe interneti e publikuan postimin e Brandon.

Policia tha se i riu u gjet duke qëlluar veten me thikë pranë trupit të viktimës, madje kishte bërë edhe “selfie”.